Ngritja e John King-ut dhe “murit magjik” të tij

Ngritja e John King-ut dhe “murit magjik” të tij

Spikeri i lajmeve dhe analizave në CNN, John King, është bërë një nga yjet e këtyre zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpjegimet e tij të qarta dhe të kompozuara së bashku me touch-screen-in e tij, apo më mirë i njohur si “muri magjik”, i ka dhënë atij një famë të madhe dhe admirim gjithandej, shkruan Insajderi.

Në një artikull të LA Times ai përshkruhet si “mjeshtri i madh i hartave elektorale”, dhe gjithashtu e shpallë atë MVP – (çmim që iu jepet basketbollistëve në NBA si Lojtari më i Vlefshëm) – të zgjedhjeve.

Paraqitjet e tij para ekrani me nga 12 deri në 14 orë – janë shoqëruara me nga vetëm pak orë gjumë. Ai i ka thënë Vanity Fair se prejse kanë filluar zgjedhjet ka vetëm 10 orë gjumë.

King, që me “murin magjik” të tij kishte filluar paraqitjet së pari në zgjedhjet e vitit 2008, gjithashtu po merr shumë lëvdata në Twitter.

“John King është i patëmeta. Literalisht. Njohuritë e tij janë të pakrahasueshme. Është i drejtë dhe qasja e tij është shumë sqaruese për shikuesit”, shkruante në Tëitter gazetari i sportit, Taylor Rooks.

“CNN po emeton kaq gjatë sa që vajza ime po mendon se John King është anëtarë familje”, shkroi gazetarja, Abby Fielding-Smith

“John King nuk është njeri, apo jo? Me çka mbahet ai?”, shkroi një gazetare tjetër, Jennifer Bray./Insajderi.com