Nicolas Anelka emërohet drejtor sportiv te ekipi francez

Nicolas Anelka emërohet drejtor sportiv te ekipi francez

Francezi Nicolas Anleka është rikthyer te bota e futbollit, botë kur për një kohë bukur të gjatë ishte pjesë e saj, në rolin e futbollistit, njofton Insajderi.

Ish-sulmuesi francez, është caktuar drejtor sportive te skuadra e Hyeres, skuadër e cila militon në katëgorinë e katërt të futbollit francez.

Lajmin e emërimit të Anelka-s në pozitën e drejtorit sportiv, e ka bërë të ditur vetë skuadra franceze me anë të një komunikate të lëshuar në rrjetin social Twitter.

Anelka më parë ka veshur fanellat e PSG-së, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Juventus, ndërsa kjo është aventura e parë në karrierën e tij si drejtor sportiv. /Insajderi.com