Nicolas Maduro reagon ndaj sanksioneve amerikane

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro fajësoi presidentin amerikan Donald Trump për çdo akt dhune në vendin e tij. Komentet e tij pasuan pas njoftimit të Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore të naftës të Venezuelës (PDVSA). Sanksionet ngrijnë çdo pronë që kompania ka në Shtetet e Bashkuara duke ndaluar çdo firmë e qytetar amerikan të bëjë biznes me të.

Nicolas Maduro reagon ndaj sanksioneve amerikane

Nicolas Maduro sulmoi zotin Trump gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin shtetëror ku e akuzoi atë se po përpiqet të ndryshojë regjimin në Venezuelë duke i bërë presion atij që t’ia dorëzoj pushtetin opozitës së mbështetur nga amerikanët.

“Jam gati që në Venezuelë ose në Trinidad Tobago, apo kudo që të jetë të filloj një raund bisedimesh, dialogu e negociatash me opozitën venezueliane kudo, kurdo dhe si të duan ata” tha Nicolas Maduro, president i Venezuelës, transmeton VOA.

Në klimën e një krize politike në vend, ndërsa me dhjetëra mijëra persona po i bëjnë thirrje Maduros të japë dorëheqjen, SHBA rritën presionin të hënën duke goditur kompaninë shtetërore të naftës, në të cilën qeveria e Venezuelës mbështetet për të mbijetuar.

Sipas analistëve sanksionet ndaj kompanisë shtetërore të naftës mund të jenë një goditje shkatërruese për Nicolas Maduron.

“Kjo është një masë ekstreme. Dhe me këtë dua të them se është arma më e fuqishme që Shtetet e Bashkuara kanë në dispozicion, në vend të përdorimit të forcës ushtarake”, thotë Michael Shifter, përfaqësuesi i dialogut ndër-amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë hezituar më parë të imponojnë sanksione ndaj naftës, pasi të dy vendet kanë qenë të ndërvarura nga nafta e papërpunuar e Venezuelës për dekada të tëra./Insajderi.com.