“Nike” – vendimtare për dërgimin e Mbappes te Liverpooli

“Nike” – vendimtare për dërgimin e Mbappes te Liverpooli

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, mund të transferohet te Liverpooli gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.

Siç njofton “Liverpool Echo”, vendimtar në kalimin e sulmuesit francez te kampioni i Anglisë, mund të jetë kompania e veshmbathjeve “Nike”, e cila ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez në vlerë prej 30 milionë funtesh në vit, por që mund të shkojë deri në 75 milionë në bazë të shitjes së produkteve.

Mbappe është njëri nga sportistët që ka marrëveshje me “Nike”, e cila mund të luajë rol të madh në transferimin e tij te Liverpooli.

22-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2022. /Insajderi.com