Nisin kontaktet e para të Tottenhamit me Sarrin

Nisin kontaktet e para të Tottenhamit me Sarrin

Pasi shkarkuan Jose Mourinhon, Tottenham ka kontaktuar trajnerin Italian, Maurizio Sarri.

Kështu ka shkruar Football Italia, teksa besohet që Sari është një nga trajnerët potencialë për ta drejtuar klubin londinez.

Sarri momentalisht është i papunë, por ka kontratë me Juventuesin deri në 2022.

Ai e njeh futbollin anglez, ku ka drejtuar Chelsea.

Ndërsa, më parë ishte edhe trajner i Napolit. /Insajderi.com