
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, do të takohen të martën me përfaqësues të Bankës Qendrore dhe Trustit për nisjen e përgatitjeve në jetësimin e projektligjit të miratuar; Rimëkëmbja Ekonomike.
Kuvendi i Kosovës me 72 vota ka arritur që ta kalojë në lexim të dytë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Në projektligj përfshihet edhe tërheqja e trustit 10% për të gjithë qytetarët të cilët kanë kursime.
Hoti e Bajrami kanë deklaruar se kanë filluar përgatitjet për jetësimin e mekanizmit së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Komuniteti i biznesit është goditur më së shumti nga pandemia sipas kryetarëve të odave ekonomike dhe një shumë prej 200 milionë euro do të destinohet për ta.
Lëvizja Vetëvendosje e quan “ndihmë për oligarkët” votimin e këtij projektligji. Për të këmbëngulur në mosvotim. /Insajderi.com