Një pronar mace që aplikoi një trajtim për kafshën e saj të dashur për të hequr qafe një infeksion fungal, aksidentalisht përfundoi duke ngjyrosur macen e gjorë, komplet të verdhë, shkruan Lab Bible, transmeton Insajderi.
Siç e di kushdo që ka gatuar ndonjëherë me shafran të Indisë mund të jetë një njollë e vështirë për t’u hequr.
Megjithatë, ajo gjithashtu ka disa benefite mjaft të mira, duke përfshirë – me sa duket – një trajtim për infeksione fungal te macet.
Kështu që, duke pasur parasysh këtë, Thammapa Supamas, një pronare e maceve nga Tajlanda, në mënyrë liberale aplikoi disa nga ekstraktet magjike të bimës në macen e saj kur ajo zhvilloi një infeksion.
Në vend që të mbulonte vetëm zonën e infektuar, ajo leu të gjithë macen me të, duke shndërruar gëofin e saj në të verdhë të ndritshme e që i përngjan pak a shumë Pikachu-s.
Pra, nuk është saktësisht ajo që ajo synonte, por rezultatet janë mjaft të lezetshme, duhet ta pranoni. /Insajderi.com