Një basketbolliste është zhdukur në ShBA

Një basketbolliste është zhdukur në ShBA

Ish-lojtarja e Ligës Amerikanë të Basketbollit për femra (WNBA), Cappie Pondexter, është zhdukur prej disa ditësh, njoftoi ndihmës autori i The Athletic Buffalo dhe The Athletic WNBA, Lyndsey D’Arcangelo, transmeton Insajderi.

“Cappie Pondexter është shpallur person i zhdukur dhe po zhvillohen hetime aktive për zhdukjen e saj. Telefoni dhe portofoli i saj u gjetën në shtëpinë e saj”, shkroi D’Arcangelo në Twitter për amerikanen 37-vjeçare.

Asociacioni i Lojëtarëve të WNBA-së (WNBPA) u kërkoi ndjekësve në Twitter të ndanin informacione në lidhje me vendndodhjen e Pondexter duke shtuar se një solidaritet do të ishte ndihmë për autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne po e ndajmë këtë nga shqetësimi për motrën tonë të WNBPA, Cappie Pondexter. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi kontaktoni autoritetet. Ju lutemi na ndihmoni të përhapim zërin dhe të sigurohemi që ajo të jetë e sigurt”, thuhet në Twitter.

Kampionja e dyfishtë në WNBA luajti për Phoenix Mercury, New York Liberty, Chicago Sky, Los Angeles Sparks dhe Indiana Fever. /Insajderi.com