Një rrjedhë e madhe dokumentesh tregojnë se si të fuqishmit shfrytëzojnë regjimet e fshehta të taksave - dhe zgjerojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.
Ato janë të njohur si shtete në varësi dhe territore të Mbretërisë së Bashkuar, siç janë ishujtë Cayman dhe Ishujtë e Virgjër britanikë.
Në harta ato paraqiten si pikë të vogla, por çdo vit miliarda dollarë “lundrojnë” në sistemin bankar global përgjatë rrymave të ngrohta të Karaibeve.
Ekonomistët janë në zbulim të asaj se si po bëhet transferimi i pasurive përmes sistemit së fshehjës së parave “në det të hapur”, nga shtetet më të varfëra tek ato më të pasura.
Paratë shpesh shpenzohen në mënyra të dukshme – super-jahtet, avionët privat, ankandet e artit, dhe natyrisht, në pronë. Kjo bën që të dëmtohet ekologjia e qyteteve, duke e bërë të papërballueshme jetën e qytetarëve të zakonshëm.
Lëvizja e këtyre parave bëhet përmes sistemit së fshehjës së parave, e cila është një industri e udhëhequr nga një rrjet substancial i Britanisë së Madhe.
Dokumetet e ashtuquajtura “Panama Papers” hedhin dritë mbi atë se si funksionon kjo botë – dhe njerëzit që e përdorin. Përderisa shumica e matrialeve te zbuluara do të mbeten private, ka arsye të forta për publikimin e disa të dhënave. Këto dokumentë zbulojnë aktivitete të papërmendura dëri më sot, shkruan gazeta gjermane e cila bëri zbulimin e këtyre matrialeve, Sueddeutsche.de.
Në fund të këtij spektri, gazetat thjeshtë tregojnë numrin e madh të njerëzve që e përdorin këto kompani ligjore për të mbrojtur pasurinë e tyre. Nuk ka asgjë të paligjshme për ta bërë këtë.
Nuk është e paligjshme që të jesh një drejtor, aksionar ose pronar përfitues – pronari i vërtetë, edhe pse emri i tyre nuk mund të shfaqet në regjistrin e aksionarëve – të një kompanie juridike si Mossack Fonseca. Por, avantazhet financiare që këto struktura ofrojnë nuk janë në përgjithësi të mundshme për taksapaguesit e zakonshëm.
Që prej shembjes ekonomike të vitit 2008, ka pasur një përpjekje nga të gjithë për të paguar një pjesë të drejtë të barrës tatimore.
Me të drejtë, publiku është duke pyetur – ndoshta më shumë se kurrë – nëse një sistem që ofron avantazhe vetëm për të pasurit është i moralshëm. Dhe klima politike që dikur kishte toleruar këtë pabarazi ka ndryshuar rrënjësisht, njofton Insajderi.
Në anën tjetër të këtij spektri është ajo e cila mund të përshkruhet si një kaos i fshehjës së parave.
Në dosjet që ‘Panama Papers’ ka gjetur prova të bankave ruse që siguronin fonde të sheshta për rrethin e ngushtë të presidentit Vladimir Putin; Asetet që i përkisnin 12 udhëheqësve të shteteve, duke përfshirë udhëheqësit e Islandës, Pakistanit dhe Ukrainës; kompanitë e lidhura me më shumë se 140 politikanë të nivelit të lartë, miqtë dhe të afërmit e tyre, dhe për 22 njerëzit që i nënshtroheshin sanksioneve për mbështetjen e regjimeve në Korenë e Veriut, Siri, Rusi dhe Zimbabve; të ardhurat nga krimet, duke përfshirë vjedhjen famëkeqe të arit në Brink’s-Mat të Anglisë.
Në qershor të vitit 2013, në samitin e G8-s në Irlandën e Veriut, kryeministri i Britanisë, David Cameron, pati premtuar që ta luftoi “Bllokimin e evazionit fiskal dhe shmangien e taksave agresive”, me transparencë, në veçanti “transparencë në atë se kush zotëron cilën kompani”.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë Barack Obaman, e nënshkruan planin, i cili thotë: “Kompanitë duhet ta dinë se kush i zotëron ato dhe mbledhësit e taksave dhe zbatimit të ligjit duhet të jenë në gjendje që të marrin këtë informacion lehtësisht”.
Detajet e zbuluara nga ‘Papers Panama’ do të kontribuojnë në një debat të rëndësishëm publik në lidhje me atë që mund të tolerohet veprimtaria e fshehjës së parave nga kompanitë juridike, dhe atë që nuk duhet.
A mund të ketë transparencë në qoftë se disa aktivitete janë mbajtur sekret, dhe të tjerat jo? Dhe kush e bën këtë gjykim? Këto janë pyetje të mëdha të cilat qeveritë ende nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen. /Insajderi.com