Një burrë ende kërkon gruan e zhdukur në cunamin e vitit 2011: “Dua ta sjell në shtëpi”

Një burrë ende kërkon gruan e zhdukur në cunamin e vitit 2011: “Dua ta sjell në shtëpi”
Burimi i fotografisë: AP

Yasuo Takamatsu humbi gruan e tij Yuko kur një cunami goditi qytetin Onagawa, në prefekturën Miyagi, 10 vjet më parë, njofton Insajderi.

64-vjeçari mori licencën e zhytësit dy vjet më vonë në përpjekje për të gjetur eshtrat e saj dhe për shtatë vjet, ai shkon në zhytje javore.

“Zhytem sikur do ta takoj diku”, thotë ai. “Gjithmonë mendoj se ajo mund të jetë diku afër”.

Përveç zhytjeve të tij solo, një herë në muaj ai gjithashtu bashkohet me autoritetet lokale ndërsa ata kryejnë kërkime nënujore për rreth 2500 njerëz, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur.

Deri më tani, ai ka gjetur albume, rroba dhe objekte të tjera, por asgjë që i përkiste gruas së tij.

Ai tha se do të vazhdojë zhytjen, do të vazhdojë të kërkojë për gruan e tij, “për sa kohë që trupi im lëviz”.

“Në mesazhin e fundit me tekst që ajo më dërgoi, thoshte, ‘A je mirë? Dua të shkoj në shtëpi’” tha ai. “Jam i sigurt se ajo ende dëshiron të vijë në shtëpi”. /Insajderi.com