Një burrë ka vrarë dhe dhunuar mikeshën e tij të fëmijërisë dhe ka fshehur trupin

Një burrë ka vrarë dhe dhunuar mikeshën e tij të fëmijërisë dhe ka fshehur trupin

Një burrë është dënuar për përdhunim dhe vrasje të mikeshës së tij të fëmijërisë, gjatë rrugës për në shtëpi nga festimi i ditëlindjes.

Wesley Streete 20 vjeç, ka pohuar se kishte “vrarë aksidentalisht” Keeley Bunker gjatë seksit, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Trupi i saj u gjet i fshehur në një përrua në Tamworth, Staffordshire, në datën 19 Shtator 2019.

Streete u dënua gjithashtu për dy akuza të tjera për përdhunim dhe tre akuza për sulme seksuale në lidhje me tre viktima të tjera femra.

Në deklaratën pas aktgjykimit, miqtë dhe familja e zonjës Bunker e përshkruanin atë si “një vajzë e re e bukur, të cilën do të dëshironit të e njihnit.”

“Jeta e saj sapo kishte filluar dhe ajo ishte e lumtur” thanë ata.

Jurisë në Stafford Crown Court iu deshën pak më shumë se tetë orë për të dënuar punëtorin e depove. Bunker kishte qenë në një koncert me shoqëri në Birmingham për të festuar ditëlindjen e saj të 20-të dhe të fundit.

Pas shfaqjes, ata shkuan në një klub nate të qytetit dhe prej aty ajo i kishte besuar vrasësit, ta përcillte në shtëpi, por ajo nuk u pa më e gjallë që nga ajo natë.

Mbrëmjen tjetër,  grupe kërkimi ishte duke marrë në pyetje miqtë dhe familjarët e saj dhe kur i telefonuan Streete, ai tha se e kishte lënë Bunker të kthehej vetëm në shtëpi.

Kur policia i morën telefonin si pjesë e hetimit ai u tha se “i dukej sikur po e fajësonin”.

Trupi i viktimës u gjet nga xhaxhai i saj Jason Brown, në një vend afër  një telefoni publik ku Streete u tha policëve që ishte ndarë me shoqen e tij. Ai e gjeti trupin e së mbesë me të brendshme të zhveshura.

Vrasësi gjatë marrjes në pyetje e ndërroi dëshmin së paku katër herë, sipas tij për shkak të turpit për shkak të vrasjes së saj. Ai tha se e kishte mbytur aksidentalisht, përderisa po tentonin të bënin seks.

“Unë i vendosa duart rreth qafës së saj dhe e vrava aksidentelisht,” kishte thënë ai në dëshmi. Pastaj kur e kishte parë vajzën pa ndjenja, e kishte kapluar paniku dhe i kishte matur pulsin. Kur e kishte parë që nuk kishte të rrahura, ai e kishte shtyrë  trupin në përrua dhe e kishte mbuluar para se të shkonte në shtëpi për të fjetur.

Viktima, Bunker, kishte gërrithje në qafë, me siguri si pasojë e tentimit për të mbrojtur veten.

Mirëpo prokurori Jacob Hallam QS tregoi që kishte akuza të ndryshme për ngacmim seksual nga vajza të reja, që ngjajshëm me Bunker ishin mikesha ose të njohura të vrasësit.