Një 24-vjeçar u qëllua më armë zjarri të enjten në prani të dy fëmijëve në Bronx të New York-ut, transmeton Insajderi.
Sipas ‘CNN’ një nga individët qëlloi burrin para se të arratisej me një skuter, derisa po operonte me një individ të dytë.
Bëhet e ditur se i lënduari u dërgua në një spital të zonës dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, tha policia e këtij shteti.
Sipas detektives së këtij vendi, Arlene Muniz të dy fëmijët, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë pesëvjeçar, nuk u qëlluan dhe nuk u dërguan në spital.
Një zëdhënës i policisë, tha për CNN të shtunën se fëmijët janë anëtarë të një familjeje, por nuk kanë lidhje me burrin e lënduar./Insajderi.com