Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 9 vetëve me një pushkë gjahu, në një fshat 150 kilometra në veri-perëndim të Moskës.

Një i dehur në Rusi, vret 9 persona në një festë

Një i dehur në Rusi, vret 9 persona në një festë

Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 9 vetëve me një pushkë gjahu, në një fshat 150 kilometra në veri-perëndim të Moskës.

Trupat e 5 burrave dhe 4 grave u gjetën të pajetë në një bujtinë në Redkino, në afërsi të fshatit Tver. Sipas mediave ruse, trupi i njërës prej grave të vrara u gjet në bagazhin e një makine.

I dyshuari është një elektricist, që sipas burimeve u shfaq në një festë i paftuar, konsumoi alkool dhe më pas shpërtheu. Një grua e re në moshë mbijetoi duke u fshehur poshtë një batanijeje dhe i telefonoi policisë.

Viktimat, sipas mediave, u qëlluan në distancë të afërt me një pushkë gjysmë-automatike “Saiga”. Televizioni “Vesti” njofton se i dyshuari, Sergei Yegorov, 45 vjeç, ka pranuar krimin, shkruan tch.

Sipas të njëjtit burim, sjellja e tij u bë agresive kur disa pjesëmarrës në festë refuzuan ta besonin kur ai u tha se kishte qenë një parashutist i ushtrisë ruse.

I ndjerë i fyer, ai shkoi në shtëpi, mori pushkën dhe u kthye në vilën ku po bëhej festa, duke hapur zjarr. Mes viktimave është edhe një grua 92-vjecare, pronare e bujtinës. /Insajderi.com