Një grua në Japoni sëmuret për herë të dytë nga koronavirusi

Një japoneze 40 vjeçe, e cila punon si udhëzuese udhëtimi është sëmurë nga koronavirusi për herë të dytë, e që është, siç pretendojnë autoritetet e këtij vendi, rasti i parë i tillë.

Një grua në Japoni sëmuret për herë të dytë nga koronavirusi

Japonezja nga Osaka është diagnostikuar nga koronavirusi më 26 shkurt pasi është ankuar nga dhembjet në fyt dhe mushkëri. Më herët ishte sëmurë nga ky virus më 29 janar, dhe më 1 shkurt është liruar nga spitali në shërim shtëpiak.

Testi i saj për koronavirus pas shërimit kishte dalë negativ, shkruan Guardian.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë ka konfirmuar se ky është rasti i parë në këtë vend ku një pacient ishte pozitiv në testin e koronavirusit për herë të dytë, pasi ishte liruar nga mjekimi spitalor./Insajderi.com.