Tetë ushtarë të Venezuelës kanë vdekur gjatë operacioneve përgjatë kufirit kundër një grupi kriminal kolumbian, konfirmoi ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, transmeton Insajderi.
Padrino Lopez po ashtu theksoi se grupi kriminal ka humbur nëntë anëtarë të tij që kur filluan përplasjet e rënda më 21 mars në një zonë në kufi me shtetin Apure të Venezuelës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Deri më tani, ka pasur nëntë viktima nga ky grup terrorist, dhe fatkeqësisht, ne kemi pësuar humbjen e tetë shokëve nga Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane (FANB)”, tha ai.
Përleshjet filluan pasi ushtria venezuelase filloi operacionin “Mburoja Bolivar”. Sipas Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, misioni i operacionit është të mbrojë kufirin e Venezuelës nga “braktisja e Kolumbisë”, e cila ka çuar në grupe të armatosura që pushtojnë zonën në mënyrë të paligjshme për qëllime të trafikut të drogës.
Që nga fillimi i operacionit, përplasjet e rënda kanë rezultuar në mbi 5.000 venezuelas që braktisën Apure nga frika dhe kaluan kufirin për në Kolumbi, një situatë që është përshkruar nga qeveria kolumbiane si “krizë humanitare”.
Përveç tetë ushtarëve të Venezuelës që humbën jetën në luftimet, Padrino Lopez tha se 34 ushtarë kanë “marrë ndihmë mjekësore në rrjetin shëndetësor ushtarak”, nga të cilët 21 janë “lëshuar me të gjithë trajtimin e tyre”.
Ai po ashtu tha se ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, po kërkon ndërmjetësimin e OKB-së për të krijuar kanale komunikimi me qeverinë kolumbiane të presidentit Ivan Duque.
Padrino Lopez argumenton se qeveria kolumbiane nuk po bën asgjë për të zgjidhur krizën, e cila është arsyeja që OKB-ja duhet të ndërhyjë. /Insajderi.com