Një i vdekur nga shpërthimi i një fabrike në Gjermani

Një i vdekur nga shpërthimi i një fabrike në Gjermani

Të paktën një person ka vdekur dhe katër mbeten të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Gjermani.

Zyrtarët në qytetin e Leverkusen thonë se 16 persona u plagosën në shpërthimin, i cili ndodhi në orën 09:40 me kohën lokale (07:40 GMT).

Shpërthimi shkaktoi një zjarr që mori disa orë për ta shuar.

Policia u ka thënë banorëve lokalë që të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Shkaku i shpërthimit në vendin e djegies së mbeturinave Chempark nuk dihet ende.

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga ky aksident tragjik dhe vdekja e një punonjësi,” tha Lars Friedrich, kryetar i Chempark.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të zhdukurit.

Dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime më serioze, sipas operatorit Chempark Currenta. Të gjithë të prekurit kanë punuar në vend.

Tre nga tanket u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, duke e bërë të vështirë për të përcaktuar se ku ndodhi shpërthimi.

Zhurma e shpërthimit mund të dëgjohej disa kilometra larg. Policia mbylli zonën përreth dhe mbylli një numër autostrada afër./Insajderi.com