Një i vdekur pasi një kamion “goditi” turmën në “Paradën e Krenarisë” në Florida

Një i vdekur pasi një kamion “goditi” turmën në “Paradën e Krenarisë” në Florida

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar të shtunën në një paradë të Krenarisë afër Miamit – Florida të cilët u goditën nga një kamion, transmeton Insajderi.

Viktima e dytë sipas autoriteteve të këtij vendi ka pësuar lëndime trupore

“Të dy meshkujt u dërguan në Qendrën Mjekësore Shëndetësore Broward, ku njëri u shpall i vdekur”, ka thënë një detektiv i Departamentit të Policisë në një konferencë shtypi, raporton ‘BBC’.

Ai ka shtuar se FBI po ndihmon në hetim por nuk deklaroi nëse  incidenti ishte i qëllimshëm.

Parada e Krenarisë Stonewall sapo kishte filluar kur ndodhi incidenti. Pjesa e mbetur e paradës u anulua./Insajderi.com