Një kalkulim i këtij aplikacioni u tregon se sa gjatë do të jetoni

Një aplikacion i ri synon të parashikojë jetëgjatësinë tuaj, si dhe rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në 10 vitet e ardhshme.

Një kalkulim i këtij aplikacioni u tregon se sa gjatë do të jetoni

Aplikacioni përdor informacione të tilla si pesha, gjatësia, seksi dhe presioni i gjakut për të përcaktuar cilësinë e jetës suaj, dhe vitet që ju kanë mbetur, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Ekspertët në Universitetin e Anglisë Lindore (Emiratet e Bashkuara Arabe) zhvilluan aplikacionin MyLongevity duke përdorur të dhëna anonime shëndetësore.

Ai gjithashtu merr parasysh zonën në të cilën jetoni, dhe nëse keni apo jo sëmundje të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë ose artriti reumatoid.

Kur përdoruesit kycen për herë të parë në aplikacion atyre u paraqiten dy grupe pyetjesh.

 

Vendosja e parë është informacioni bazë i cili përfshin; mosha, seksi, përkatësia etnike, gjatësia dhe pesha.

Seksioni gjithashtu ju kërkon të futni kodin tuaj postar, si dhe mënyrën se si zona juaj renditet për sa i përket prosperitetit. Kjo është renditur nga shumë e ulët në shumë e lartë.

Grupi i dytë i pyetjeve shton informacione më të mëdha në lidhje me historikun tuaj mjekësor dhe çdo çështje shëndetësore që mund të keni.

Përdoruesve u kërkohet të përgjigjen nëse janë diabetikë, nëse kanë ose kanë pasur presion të lartë të gjakut dhe nëse pinë apo jo duhan.

Ekziston gjithashtu një listë e kushteve dhe përdoruesit pyeten nëse vuajnë ose jo me to.

Kushtet janë; fibrilacioni atrial (një rrahje e çrregullt e zemrës), sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të veshkave, kolesterol i lartë, artrit reumatoid dhe nëse ato marrin ose jo statina.

Ja një shembull i thjeshtë i futjes së të dhënave rastësore dhe se si aplikacioni përgjigjet:

“Për shembull, nëse jeni një grua e bardhë 40-vjeçare, me një gjatësi prej 167 cm, me peshë 70 kg dhe që jetoni në Veri të Anglisë, me shqetësimin tuaj të vetëm shëndetësor se jeni një duhanpirëse e lehtë – aplikacioni thotë se ju do të jetoni deri në 83.1 vjet”.

Studiuesja kryesore Profesor Elena Kulinskaya, nga Shkolla e Shkencave të Informatikës në UEA, tha: “Njerëzit janë të interesuar për jetëgjatësinë e tyre, por kjo nuk është vetëm nga thjesht kurioziteti”.

“Jetëgjatësia merret në konsideratë në çdo planifikim afatgjatë dhe është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që planifikojnë qëllimet e tyre financiare dhe strategjitë e pensionit”. /Insajderi.com