Një klub i ri iu bashkohet garave të seniorëve në futbollin kosovar

Kategorisë seniore i është shtuar edhe një klub.

Një klub i ri iu bashkohet garave të seniorëve në futbollin kosovar

Garave të kategorisë seniore në futbollin kosovar do t’i shtohet edhe  FC Prizreni si klub i ri

Përmes një njoftimi për shtyp, Prizreni ka konfirmuar lajmin duke premtuar që do të përfaqësojë denjësisht qytetin.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Klubi i Futbollit FC Prizreni do e kthej dinjitetin e futbollit Prizrenas.

E nisëm pikërishtë para dy viteve nga baza, aty ku fillojnë hapat e para te futbollit Shkolla e Futbollit. Për vetëm dy vite kemi ndërtuar një shkollë model duke aplikuar standarde profesionale, ku shumë talentë kanë filluar dhe po zhvillojnë ëndrrat e tyre.

Tani kemi filluar një projekt të ri ndërtimin e ekipit të parë (Senior)dhe do të jetë mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe bashkëqytetaret tanë.

Nga ky sezonë 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare pran FFK me ekip të parë (seniorë).
Andaj i ftojmë të na bashkohen në rrugëtimin tonë, ka vend për të gjithë!

Projektin e kemi filluar nga identiteti shkolla e futbollit e tani ne vazhdim me ekipin senior FC PRIZRENI.

Të gjithë te interesuarit nga data 20.07.2020 mund te na kontaktojnë te zyret e klubit FC PRIZRENI te fushat e futbollit Getoari si dhe në numrin: 049 291 204”. /Insajderi.com/