Arsenal e do Justin Kluivert. Por, ai kushton shumë. Mkhitaryan mund të futet në lojë si shkëmbim.

Romës do t’i ofrohet edhe Henrikh Mkhitaryan si pjesë e marrëveshjes për Justin Kluivert, shkruan The Sun, njofton Insajderi.
Mesfushori i krahut vlerën në treg e ka rreth 45 milionë euro, prandaj Arsenal do shkëmbim me Mkhitaryan, të paktën për një pjesë të parave.
Justin Kluivert është djali i legjendës së Barcelonës dhe Holandës, Patrick Kluivert./Insajderi.com