Në padi thuhet se një praktikë e tillë shkakton konfuzion dhe mund të bëjë njerëzit të mendojnë se Kardashian mbështet markën në fjalë apo se Missguided është një sponsor i saj.
Kim Kardashian ka fituar 2.8 milionë dollarë nga një kompani mode e quajtur Missguided në një padi ku thuhej se kjo e fundit ka përdorur emrin e saj për të përfituar financiarisht dhe shitur produkte.
Sipas Kardashian Missguided ka fituar duke përdorur imazhet e saj në Instagram. Në një rast konsumatorët klikonin në fotot e saj dhe dërgoheshin tek faqja e Missguided e cila shiste një veshje të ngjashme me atë që kishte veshur Kardashian në foto.
Në padi thuhet se një praktikë e tillë shkakton konfuzion dhe mund të bëjë njerëzit të mendojnë se Kardashian mbështet markën në fjalë apo se Missguided është një sponsor i saj.
https://twitter.com/KimKardashian/status/1093876948013588481/photo/1
Konsumatorët kanë shprehur këtë konfuzion duke sugjeruar se postimet në median sociale mund të jenë bërë në bashkëpunim mes Kardashian dhe Missguided.
Kompania nuk i është përgjigjur padisë së Kardashian dhe ka fshirë imazhet e saj nga Instagrami.