Një ligj i rrogës minimale për të gjitha shtetet e BE-së?

Një ligj i rrogës minimale për të gjitha shtetet e BE-së?

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri thirrje sot që të krijohet një ligj për rrogë minimale që do implementohej në gjithë Bashkimin Europian.

Në këtë mënyrë Juncker dëshiron që të mbrohet interesi i punëtorëve. Ai gjithashtu ka kërkuar që kushdo që do vijë prapa tij në pozitën e presidentit të Komisionit, që të vazhdojë politikat e mirëqenies përgjatë shteteve të anëtare të bllokut.

“Të gjithë punëtorët duhet që të kenë një rrogë minimale që i lejon ata të bëjnë një jetë të dinjitetshme pa pasur nevojë që të mbajnë pesë apo gjashtë punë duke u shqetësuar se do humbasin shtëpitë e tyre”, tha Juncker në një fjalim para Sindikatës së Punëtorëve Europianë në Vienë.

Rrogat minimale ndryshojnë përgjatë BE-së. Luksemburgu sigurohet që punëtorët e tij të marrin së paku 12 euro në orë. Bullgaria në anën tjetër ka rrogën minimale vetëm 2.5 euro.

Austria, Qipro, Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia nuk ofrojnë rroga minimalë për puntorët e tyre.