“Një miliardë euro humbje sektori privat që nga fillimi i pandemisë”

“Një miliardë euro humbje sektori privat që nga fillimi i pandemisë”

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka deklaruar se si pasojë e pandemisë sektori privat ka humbur një miliardë euro.

Ky reagim i Rukiqit, erdhi, pasi Kuvendi i Kosovës dështojë ta votojë projekt-ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“1 miliardë euro humbje në sektorin privat, që nga fillimi i pandemisë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Pako për Rimëkëmbje Ekonomike ishte destinuar për të ndihmuar kryesisht bizneset nga humbjet e shkaktuara shkak i pandemisë COVID-19. /Insajderi.com