Një ministër i Indonezisë sulmohet me thikë, janë arrestuar dy persona

Ministri i Sigurisë i Indonezisë Viranto dhe një zyrtar i policisë janë plagosur në një sulm me thikë në ishullin Java, në pjesën qendrore të Indonezisë.

Një ministër i Indonezisë sulmohet me thikë, janë arrestuar dy persona

“Dikush është afruar dhe me armë të ftohtë e ka sulmuar Viranton dhe shefin e policisë lokale”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Sulmuesi, siç besohet, ishte “i ekspozuar radikalizmit të Shtetit Islamik”.

Sulmi ka ndodhur në rajonin Banten, në ishullin Java. policia e ka arrestuar një burrë dhe një grua të dyshuar./Insajderi.com.