
Nënkampionia e konkursit Miss France 2021 i është nënshtruar një mori abuzimesh antisemitike në mediat sociale, duke nxitur zemërimin dhe një hetim policor.
April Benayoum, 21 vjeç, iu dha vendi i dytë në konkurs gjatë një ceremonie televizive të Shtunën.
Ajo zbuloi origjinën e saj izraelite në një intervistë në ngjarje, duke çuar në sulme antisemitike në Tëitter.
Tëeet-et u dënuan gjerësisht nga politikanët francezë dhe grupet hebreje.
Në një intervistë për gazetën Var-Matin, zonja Benayoum tha se kishte dëgjuar për ofendimet anti-hebreje nga të afërmit e saj.
“Është e trishtueshme të shohësh një sjellje të tillë në vitin 2020,” tha zonja Benayoum, e cila përfaqësoi rajonin jug-lindor të Provence në konkurs. “Unë padyshim që i dënoj këto komente, por nuk më prek fare”,/Insajderi.com
BBC News