Një nga qiftet e para me Sindromën Down që u martuan – vdes burri nga COVID-19

Një nga qiftet e para me Sindromën Down që u martuan – vdes burri nga COVID-19

Burri i një prej qifteve të para të martuara në Britani të Madhe, ku të dy bashkëshortit kishin sindromën Down, ka vdekur nga COVID-19, shkruan The Guardian, njofton Insajderi.

Tommy Pilling, 62 vjeçar, nga Essex i Britanisë së Madhe, që ka qenë duke u trajtuar në tri spitale të ndryshme që nga dhjetori kur ishte infektuar me një infeksion në gjoks, ka vdekur në ditën e parë të vitit të ri.

Ai dhe gruaja e tij Maryanne, 49 vjeçare, u martuan 25 vjet më parë. Familjarët kanë treguar se gruaja ka mbetur “krejtësisht e shkatërruar”, kur është njoftuar për vdekjen e burrit.

Ndërsa motra e tij, Lindi Newman, 33 vjeçare, e ka përshkruar atë si “një person unik”.

Tommy pas infeksionit në gjoks ishte shtruar në spital, ai më pas, me 17 dhjetor, kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, dhe vdiq me një janar./Insajderi.com