
Një oficer rus ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur në Nagorno – Karabakh nga ushtria armene, transmeton Insajderi.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se një shpërthim ka ndodhur gjatë punimeve për pastrimin e minave në rajonin Shusha, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficeri rus i cili u plagos nga shpërthimi i minës më pas ka vdekur gjatë dërgimit për në spital.
Bëhet e ditur se oficeri ishte me detyrë në Qendrën Ndërkombëtare Ruse të Veprimit ndaj Minave.
Muajin e kaluar një ushtar azerbajxhanas u martirizua dhe një ushtar rus me detyrë të përkohshme në rajon u plagos si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë punimeve për kërkimin e trupave në zonën Sugovushan në Nagorno – Karabakh. /Insajderi.com