Një orë para ndeshjes Lincoln vs Prishtina – akoma nuk dihet a do të zhvillohet

Një orë para ndeshjes Lincoln vs Prishtina – akoma nuk dihet a do të zhvillohet

Kanë mbetur edhe një orë nga orari kur duhet të fillojë ndeshja në mes të Lincoln vs Prishtina dhe akoma nuk ka një vendim zyrtar se a do të zhvillohet ndeshja, shkaku që tetë lojtarë të klubit të Prishtinës, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

“Pas konfirmimit të tetë rasteve me të infektuar nga autoritetet, ende nuk ka vendim nga UEFA për fatin e ndeshjes. Zyrtari i klubit për ndeshje, Bajram Shala, është në kontakt me të gjitha autoritetet gjegjëse.”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës, të lëshuar pak më parë në llogarinë e tyre nëse Facebook, transmeton Insajderi.

Njohës të politikave të UEFA-s si dhe duke u bazuar në rregulloren e përshtatur për Covid 19, mendohet se ndeshja e Prishtinës do të anulohet për herë të dytë dhe do të përfundojë me rezultat zyrtar për klubin e Lincoln./Insajderi.com.