Një përkrenare e rrallë greko-ilire zbulohet në tokën kroate

Një përkrenare e rrallë greko-ilire zbulohet në tokën kroate

Një ekip arkeologësh kanë gërmuar varre që datojnë që nga shekulli i 11 para Krishtit. Në njërën prej tyre, u zbulua një mori bizhuterish, si dhe një përkrenare e veçantë greko-ilire, një nga vetëm disa që u gjetën në të gjithë botën, njofton City Greek Times, transmeton Insajderi.

Kjo helmetë e ruajtur në gjendje shumë të mirë u gjet në pjesën jugore të Dalmacisë, në Kroaci. Ajo u gjet në një rajon shkëmbor, saktësisht në malet e Zakotaracit dhe besohet të ketë qenë aty për më shumë se 2000 vjet.

Përkrenarja e tipit ilir u përdor nga etruskët e lashtë grekë, shkithët dhe më vonë u bë e njohur për ilirët.

E groposur në tokë për më shumë se dy mileniume, kjo përkrenare greko-ilire pa dritën e diellit edhe një herë.

Përndryshe, këto helmeta janë ekstremisht të rralla, sepse vetëm 10 të tilla janë gjetur në të gjithë botën.

”Luftëtarët grekë i vinin ato nga shekulli i 7 deri praktikisht në shekullin e 3-të para Krishtit, dhe në secilën prej atyre periudhave, ato ishin të rëndësishëm në përcaktimit e elitës.”

“Elitat luftëtare që sundonin komunitetet e asaj kohe”, shpjegoi Dr Hrvoje Potrebica i Departamentit të Arkeologjisë, Fakulteti Filozofik në Zagreb.

Përveç përkrenares greko-ilire, studiuesit që hulumtuan varrin antik në Kroaci zbuluan gjithashtu një grumbull armësh hekuri përfshirë shtiza dhe thika. Të paktën dy persona të tjerë ishin varrosur në të njëjtin varr, duke përfshirë një grua që kishte të vënë një byzylyk bronzi. /Insajderi.com