Një prej skeleteve më të mëdhenj të njohur Tyrannosaurus rex u shit në një ankand të martën për një rekord prej 31,8 milionë dollarësh, duke sfiduar pritjet dhe duke e bërë atë fosilin më të shtrenjtë të dinozaurëve të shitur ndonjëherë, shkruan NBC News, transmeton Insajderi.
Ekzemplari 67 milion vjeçar, me nofkën “Stan”, u shit nga shtëpia britanike e ankandit “Christies” tek një ofertues i paidentifikuar. Është një nga skeletet më të mëdha të njohura gati e plotë dhe fillimisht u vlerësua se do të shitej për midis 6 milionë dhe 8 milion dollarë. Sidoqoftë, pas 20 minutash oferte telefonike, çmimi përfundimtar i fosilit, përfshirë tarifat, gati sa i katërfishoi këto vlerësime.
I quajtur pas paleontologut amator, Stan Sacrison, i cili zbuloi fosilin në vitin 1987 në Dakota e Jugut, Stan tërhoqi interes midis blerësve për shkak të gjendjes së tij të mirë dhe madhësisë së madhe, gjë që e bëri atë një gjë të rrallë në botën e ankandeve të dinozaurëve. /Insajderi.com