Një propozim i tillë për martesë do të mund të bëhet përsëri – Por vetëm pas 6,800 vjetësh

Një propozim i tillë për martesë do të mund të bëhet përsëri – Por vetëm pas 6,800 vjetësh

Ky propozimi martese është i shkruar në yje!

Një çift në New York është fejuar pasi burri i propozoi të dashurës së tij para kometës NEOËISE, e dukshme vetëm për çdo 6.800 vjet, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

John Nicotera kishte planifikuar t’i propozonte të dashurës Erica Pendrak gjatë një udhëtimi në Parkun Kombëtar të Crater Lake në Oregon këtë verë, raporton Siracuse.com, megjithëse aventura ishte anuluar për shkak të pandemisë coronavirus.

Për fat të mirë, yjet u rreshtuan në një mënyrë epike për të vazhduar planin. Nikotera, e cili identifikohet  si një “i fiksuar pas yjësisë”, ftoi të dashurën e tij që të shihte kometën NEOËISE kur u bë e dukshme nga Empire State këtë muaj.

“Ne kishim gjëra të tjera që po ndodhnin gjatë javës dhe kjo ishte vërtet nata e vetme që funksionoi për ne”, kujtoi ai. “Në atë moment, e dija se dua që retë të ishin larg, qielli të ishte i qartë dhe Nëna Natyra të ishte miqësore me mua”.

Nicotera kërkoi ndihmën e mikut të tij, fotografit Tim Leach, për të kapur fotografi të këtij momenti me datë 18 korrik, raporton Insider.

Duke u takuar me Leach dhe të dashurën e tij pranë McCauley Mountain në Old Forge për ngjarjen qiellore, çifti pozoi për disa foto para se Nicotera të sinjalizonte se ai ishte gati për propozim.

Dhe rezultati ishte ky:

The stars aligned in an epic way for John Nicotera's proposal to Erica Pendrak.

E për ju që u frymëzuat nga ky burrë, do ju duhen edhe 6,800 vjet tjera që kometa të bëhet sërish e dukshme. Ju rekomandojmë të mendoni një ide tjetër për propozim… /Insajderi.com