Zbulimi i një qyteti 3,000 vjeçar që u humbi nga rërat e Egjiptit është vlerësuar si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike që nga varri i Tutankhamun.
Egjiptologu i njohur Zahi Hawass njoftoi zbulimin e “qytetit të artë të humbur” pranë Luxor të Enjten.
Ai tha se gjetja ishte qyteti më i madh antik, i njohur si Aten, i zbuluar ndonjëherë në Egjipt.
Qyteti u zbulua brenda disa javësh nga gërmimi që filloi në shtator 2020.
Qyteti daton në mbretërimin e Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit, i cili sundoi nga 1391 në 1353 para Krishtit.
Qyteti vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i të cilëve u zbulua në Luginën e Mbretërve nga arkeologu britanik Howard Carter në 1922. /Insajderi.com