Një rast pozitiv në ekipin e “ri” të Prishtinës

Një rast pozitiv në ekipin e “ri” të Prishtinës

FC Prishtina, ka marrë sot edhe një lajm të keq, pasi një nga lojtarët e ekipit, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19.

“IKSHPK me kërkesë të KF Prishtina sot, me datën 20.08.2020, ka kryer testimin për prani të SARS-CoV-2 te anëtarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga 27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti i KF të Prishtinës”, thuhet në njoftim të IKSHP-së, transmeton Insajderi.

FC Prishtina, ka bërë disa testime në këtë muaj, duke filluar nga data 5, 15, 16 dhe tani 20 gusht.

Nga testimet e para, kishin rezultuar tetë raste pozitive, raste të cilat ndikuan që ndeshja në mes të Prishtina dhe Lincoln, të shtyhet për datë 22 gusht.

Që nga ajo kohë, ekipi I Prishtinës, është munduar dhe ka bërë të pamundurën për të gjetur lojtarë në super ligë, tq gatshëm të paraqiten për ekipin kryeqytetas në ndeshjen ndaj Lincoln.

Klubi i Prishtinës, Akoma nuk ka dhënë asnjë informatë se çfarë hapa do të marrin, ndërsa tani vëmendja është edhe tek UEFA, e cila mund të marrë një vendim tjetër në lidhje me këtë ndeshje./Insajderi.com.