Një reklamë shumë sugjestive – Audi kërkon falje dhe e heqë

Një reklamë shumë sugjestive – Audi kërkon falje dhe e heqë

Prodhuesi i makinave gjermane Audi ka kërkuar falje për një reklamë që tregon një vajzë të vogël duke ngrënë një banane para një makine me performancë të lartë, e cila tërhoqi një valë kritikash në Twitter, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

“Ne ju dëgjuam dhe duam ta qartësojmë: Ne kujdesemi për fëmijët”, shkroi Audi në kërkim-faljen e postuar në Twitter.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë imazh të pandjeshëm dhe sigurojmë që nuk do të përdoret në të ardhmen”.

Kritikët thanë se poza e fëmijës ishte “provokuese” dhe kërcënuese për jetën.

Disa theksuan se shoferi nuk do të mund ta shihte fëmijën në atë pozë, teksa mbështetej në grilë.

Të tjerë thanë se imazhi ishte seksualisht sugjerues, pasi bananet dhe makinat sportive shpesh janë parë si simbole të epshit të meshkujve.

Slogani i Audit në anglisht mbi figurën thotë: “Lejoni që zemra juaj të rrahë më shpejt – në çdo aspekt”.

Firma thotë se tani po heton se si shpallja u botua.

Reklama e plotë për Audi RS 4 në faqen e internetit të firmës tregon se tregtohet si një makinë familjare – dhe kjo ishte me sa duket konteksti për reklamën e diskutueshme të Twitter që shfaqte vajzën e vogël duke ngrënë një banane.

Jane Bradford shkroi nën postimin e Audi: “Kështu që, lejoje zemrën tënde le ta rrahë më shpejt në çdo aspekt? Fotografia e – fëmijës me banane në gojë dhe makinë automobilistike – kaq e gabuar në çdo aspekt.”

Shiri@home shtëpi ka postuar në Twitter: “Vajzë e vogël me simbolin fallik në dorë. E qartë, super…”

Dhe DjBeeTee shkroi: “Le ta sqarojmë: E kuqja = erotizëm, makinë sportive = zëvendësim i fuqisë, mini-fund me printe lëkurë kafshësh = seksi, banane = simbol fallik. Por e sigurt që kjo është gjithçka thjesht aksidentale…”

Sidoqoftë, Mark Kreuzer, një inxhinier dhe bloger, ka shkruar: “Hmm, mirë për mua mesazhi është: Audi RS4 = makinë familjare. Ashtu si vajza juaj e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt, kështu bën edhe RS4. Dhe të dy janë natyrisht të lezetshme”. /Insajderi.com