Një shtatzënë dhe djali i saj 5-vjeçar vritet nga sulmet ajrore, shkon në 36 numri i të vdekurve në Gaza

Një shtatzënë dhe djali i saj 5-vjeçar vritet nga sulmet ajrore, shkon në 36 numri i të vdekurve në Gaza

Në sulmet e fundit ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, ka mbetur e vrarë një 36 vjeçare shtatzënë, si dhe djali i saj pesë vjeçar, i quajtur Zaid, transmeton Insajderi.

Siç raportohet nëpër rrjetet sociale, ata u vranë në shtëpinë e tyre në Tel al-Hawa, një lagje në pjesën jugore të Gazës.

Vdekja e gruas, e identifikuar vetëm si Reem dhe djali i saj, Zaid, u raportua në mediat sociale nga vëllai i saj, Ahmed Saad.

Al Jazeera raporton se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite është rritur në 36 dhe 250 të tjerë janë plagosur, ndërsa thuhet se ka informacione se shtëpitë e komandantëve të lartë të Hamasit ishin cak i sulmeve.

Në rrjete sociale po vazhdojnë të publikohen pamje nga vendi i ngjarjes. /Insajderi.com