Në këtë dhimbje të madhe secili po solidarizohemi me atë që dimë ta bëjmë më së miri.
Ne si kompani lidere në ndërtimin e shtëpive nga druri, jemi të gatshëm që ta ndërtojmë një të tillë për një familje të prekur nga tërmeti. Vëmendja jonë është tek populli në Shqipëri.
Njëkohësisht ftojmë bizneset e tjera që në bashkërendim të mundësojmë ndërtimin edhe të më shumë shtëpive të ngjashme. Shtëpitë e ndërtuara nga druri, pos tjerash janë rezistuese ndaj lëkundjeve sizmike.
Druri ka një qëndrueshmëri të pakrahasueshme me atë të betonit. Ndërtimet nga druri janë shumë të lehta (400 kg/m3) dhe elastike duke i krahasuar me ndërtimet e tjera tradicionale.
Mund të na shkruani direkt apo të na kontaktoni në mob: +383 44 627 777 #prayforAlbania #metyShqipëri