Një skuadër në Kosovë ka 27 lojtarë me mbiemrin Dërmaku

Një skuadër në Kosovë ka 27 lojtarë me mbiemrin Dërmaku

Kur trajneri i Kulbit Futbollistik Besa nga Shipanica thërret lojtarin “Dërmaku” për t’i dhënë instruksione, 27 veta kthejnë kokën.

Kjo sepse janë plotë 27 lojtarë që kanë të njëjtin mbiemër – Dërmaku pra – në këtë klub.

Portali i futbollit “Korrekt Sport”, ka publikuar edhe listën zyrtare të lojtarëve të “Besa 1978” dhe nga 31 lojtarë 27 prej tyre kanë këtë mbiemër.