Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Mogadishu të Somalisë

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Mogadishu të Somalisë

Një sulm vetëvrasës me bombë ndodhi pranë një qendre tregtare dhe një stacioni të policisë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, transmeton Insajderi.

Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar viktima të mundshme nga sulmi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një person u hodh në erë në lokacionin midis ‘Mogadishu Mall’ dhe Stacionit të Policisë së distriktit Hamar Weyne në Mogadishu”, tha Ismail Mukhtar Oronjo, zëdhënës i Ministrisë së Informacionit.

“Ai aktivizoi shpërthimin teksa forcat e sigurisë po e ndiqnin pasi policia e identifikoi atë si të dyshuar para se të shpërthente bomba”, shtoi ai.

Dëshmitarët okularë që folën për AA thanë se panë të paktën dy persona të plagosur.

Hamar Weyne është një distrikt i madh tregtar në Mogadishu dhe tregu i dytë më i frekuentuar në kryeqytet.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi terrorist al-Shabaab, i lidhur me al-Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në Somali. /Insajderi.com