Një tjetër emër i futbollit evropian zgjedh të luajë për Kosovën

Një tjetër emër i futbollit evropian zgjedh të luajë për Kosovën

Sukseset e përfaqësueses së Kosovës në futboll nuk kanë të ndalur, si brenda edhe jashtë fushës. Emëra të ri e lojtarë të ri të talentuar, tani më veq kanë filluar të ëndërrojnë të veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Emëri më i ri që ka zgjedhur të luajë për Kosovën, është Destan Bajselmani, njofton faqja “Kosovan Football” në twitter, transmeton Insajderi.

Destan Bajselmani, është 21 vjeçar dhe luan si mbrojtës i djathtë në ekipin e superligës holandeze, Zwolle.

Kanë mbetur vetëm të përfundohen dokumentet e nevojshme, që ai të bashkohet me ekipin U-21 të Kosovës./Insajderi.com.