
Mesfushori Toni Domgjoni pritet të jetë shqiptari i radhës që do të zbarkojë në Serinë A italiane, njofton Insajderi.
Sipas mediave italiane, Udinese është vënë në gjurmët e lojtarit kosovar, i cili deri tani ka luajtur për kombëtaret e moshave të Zvicrës. 22 vjeçari prej tre vitesh është pjesë e ekipit të parë të Zurich, ku me paraqitjet e shkëlqyera deri tani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura.
Thuhet se drejtuesit e Udineses kanë nisur bisedimet me ata të Zurich, për arritjen e një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Itali, të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. /Insajderi.com