Një ushtar ukrainas ka humbur jetën nga sulmet e separatistëve pro-rusë në rajonin Donbas

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën nga sulmet e separatistëve pro-rusë në rajonin Donbas

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë i zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë vazhdojnë të shkelin armëpushimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej në deklaratë theksohet se si pasojë i zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas, ka humbur jetën një ushtar ukrainas dhe se zyrtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) janë informuar lidhur me ngjarjen.

Tensioni në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona. /Insajderi.com