Një 17-vjeçare nga Bregu i Fildishtë ka treguar historinë e saj të pabesueshme të shpëtimit pasi kaloi tre javë në dete, pas një udhëtimi të “rrezikshëm” që kishte filluar në muajin nëntor, transmeton Insajderi.
Nga 59 pasagjerë, Aicha është një nga tre personat e vetëm që mbijetoi, shkruan ‘BBC’.
Ajo u rikuperuar pas 10 ditësh trajtime në spital.
“Është tragjedia më e madhe e njohur që përfshin anije migrantësh në Ishujt Kanarie”, thuhet në artikullin e publikuar nga kjo media.
Vajza është shpëtuar nga një anëtar i ekuipazhit të Forcës Ajrore Spanjolle./Insajderi.com