Njerëz të armatosur vrasin tetë anëtarë të një familje në Afganistan

Njerëz të armatosur vrasin tetë anëtarë të një familje në Afganistan

Tetë anëtarë të një familje u vranë kur sulmuesit e panjohur hapën zjarr ndaj tyre në një xhami në provincën lindore të Afganistanit, në Nangarhar, trasnmeton Insajderi.

Të shtënat ndodhën të shtunën në mbrëmje në qytetin e Jalalabad. Sipas guvernatorit të Nangarhar, Ziaulhaq Amarkhil, vrasjet ndodhën me sa duket për shkak të një mosmarrëveshjeje për tokën, raporton Al Jazeera.

Pesë vëllezër dhe tre kushërinj të tyre meshkuj u vranë.

“Të shtënat ndodhën në kohën e taravisë [lutje shtesë në mbrëmje gjatë Ramazanit]. Ky ishte një sulm i shënjestruar dhe informacioni fillestar tregon se një mosmarrëveshje tokësore ishte arsyeja”, tha Amarkhil për Al Jazeera.

Përplasjet për mosmarrëveshjet për tokën janë të zakonshme në të gjithë Afganistanin. Të ashtuquajturat gjakmarrje mund të zgjasin me dekada, duke kaluar nëpër breza në një cikël dhune.

Prillin e kaluar, të paktën gjashtë anëtarë fisnorë u vranë dhe gati 20 të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura për tokën e diskutueshme në të njëjtën krahinë. Luftimet zgjatën për disa ditë.

Nangarhar, një bastion i Talibanëve dhe grupit ISIL (ISIS), është i pasur me fusha dhe është një nga zonat më të rëndësishme për bujqësinë në Afganistan. /Insajderi.com