Për vitin e tretë rresht, ish-zonja e parë, Michelle Obama, është emëruar gruaja më e admirueshme, derisa presidenti Donald Trump, ia ka zënë vendin burrit të Michelles, ish-presidentit Obama, duke u emëruar burri më i admirueshëm për vitin 2020, njofton Insajderi.
Ky vend i parë i Trump, e largon Barack Obaman pas 12 vjetësh nga vendi i parë si njeriu më i admirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas sondazheve të realizuara nga Gallup.
Kaq sa Obama, 12 herë, ishte zgjedhur vetëm edhe ish-presidenti tjetër amerikan, Dwight Eisenhower.
E zgjedhura zëvendës-presidente, Kamala Harris, ka zënë vendin e dytë si gruaja më e admirueshme./Insajderi.com