Njerëzit mendojnë se Eminemi u bë shkas që Joe Biden të fitonte Michigan-in

Njerëzit mendojnë se Eminemi u bë shkas që Joe Biden të fitonte Michigan-in

Kandidati demokrat për president të Amerikës, Joe Biden është fituesi i parashikuar për shtetin e Miçiganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe fansat e Eminem po thonë se reperi kishte dorë në fitoren e ish-nënpresidenti, njofton Insajderi.

Qytetarët amerikanë ende nuk kishin marrë lajmin se cili nga dy kandidatët presidencialë – Biden dhe Presidenti Donald Trump – do të zënë vendin në Zyrën Ovale. Sidoqoftë, ajo që dihet është se Joe Biden po udhëheqë garën dhe sipas The New York Times përmes Associated Press, ai kapi Michigan dhe Wisconsin – dy shtete që Trump fitoi gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Sidoqoftë, njerëzit në media sociale po sugjerojnë që fushata reklamuese e Biden e lëshuar të hënën (2 nëntor), e cila shfaq hitin e reperit “Lose Yourself” ishte një faktor kontribuues për që kandidati të merrte shtetin ku edhe jeton reperi. /Insajderi.com

Burimi: XXL Magazine