Njerëzit po ndajnë histori pozitive për Dr. Fauci pas reagimit të pamerituar të Trump drejtuar atij

Njerëzit po ndajnë histori pozitive për Dr. Fauci pas reagimit të pamerituar të Trump drejtuar atij

Dr Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, po merr kritika nga  Shtëpia e Bardhë gjithnjë e më shumë. Kohët e fundit, Presidenti Donald Trump e quajti atë “pak panikues” në një intervistë për Fox News të Dielën, 19 korrik. Fjalët e presidentit kanë shqetësuar disa njerëz, njofton Insajderi.

Për të treguar se ata nuk pajtohen me verdiktin e presidentit, disa amerikanë po postojnë histori pozitive rreth Dr. Fauci për të treguar se ai është një ekspert kompetent (dhe njeri i mrekullueshëm gjithashtu).

“Kthehemi 5 vjet më parë kur Toni Fauci, në moshën 74 vjeçare, veshi rrobat mbrojtëse për të trajtuar vetë një pacient me Ebola sepse ai “dëshironte t’i tregonte stafit të tij se nuk do t’u kërkonte atyre të bënin asgjë që nuk do të bënte ai vetë”. Ky është lidership”, shkruan Adam Phillyppy.

“Dr. Fauci u diplomua i pari në klasën e tij në Shkollën Mjekësore Cornell, shërbeu nën 6 presidentë dhe ka marrë çmime dhe nderime të shumta. Ndërkohë, Trump pagoi dikë për të provimin e tij pranues në universitet, dhe sugjeroi injektimin e disenfektantit si trajtim për coronavirus. Unë zgjedh të besoj Fauci-n”. 

“Babai im u sëmur nga një sëmundje misterioze kur isha në shkollë të mesme. Ethet e tij u rritën në 105, kështu që ata e mbushën një batanije me akull. Ai ishte i dobët. Ai humbi peshë, jo mirë për një njeri të gjatë e të dobët. Ai zhvilloi skuqje të lëkurës dhe mavijosje të pashpjegueshme. Antibiotikët nuk ndihmuan. Babai im kaloi tre muaj në Spitalin Oakwood në Dearborn, MI. Më shumë se një herë, familja jonë u thirr në spital për të thënë lamtumirë. Motrat e tij erdhën nga Tenesi për ta parë, me siguri për herë të fundit. Ai padyshim po vdiste, por mjekët nuk e dinin pse. Nuk kishte një diagnozë të qartë. Edhe specialistët nuk dinin. Mjeku i përgjithshëm i babait tim lexoi një studim për një sëmundje të rrallë të quajtur Polyarteritis Nodosa. Babai im kishte të gjitha simptomat. Pak njerëz në zonën tonë kishin dëgjuar për të. Është një çrregullim imunitar me një shkallë vdekshmërie jashtëzakonisht të lartë brenda disa muajsh. Asnjë trajtim i vërtetë nuk kishte qenë efektiv deri tek një që citohej në këtë studim hulumtues. Ky studim rekomandoi doza shumë të larta të oredenizonit të kombinuara me disa ilaçe të tjera. Kjo regjim kishte një efekt të dukshëm tek ata që vuanin nga kjo sëmundje jashtëzakonisht e rrallë. Kështu që mjeku i babait tim vendosi ta provonte. Çfarë kishim për të humbur në fund të fundit? Trajtimi funksionoi. Babai im filloi të fitojë peshë. Ethet e tij zbritën. Ai rimori forcën. Dhe përfundimisht ai mund të kthehej në shtëpi. Babai im jetoi për më shumë se 30 vjet pasi mjekët parashikuan vdekjen e tij. Kush ishte mjeku që filloi trajtimin e babait tim? Kush i dha babait tim një shans për të shijuar pensionin, për të parë nipërit e mbesat e tij dhe për të jetuar për të qenë një plak i madh? Puna e kujt  mbi sëmundjen Polyarteritis Nodosa kurseu jetën e babait tim dhe të të tjerëve? Ai mjek ishte Dr. Anthony Fauci. Për shkak të doktor Faucit, familja ime ishte e bekuar që e mbajti babanë tim me ne për një kohë të gjatë. Jam mirënjohëse për Dr. Faucin”, shkroi Johnna Paraiso në llogarinë e saj në Facebook.

“13 vjet më parë, unë i dërgova një email Dr Fauci për të pyetur nëse mund ta intervistoja atë për tezën time universitare. Ai më ftoi në zyrën e tij, ku u përgjigj të gjitha pyetjeve të mia. Kur ia dërgova tezën, Ai e lexoi të gjithën dhe më dha disa komente shumë të vyeshme. Kush e bën këtë?!” – shkruan Luke Messac. /Insajderi.com

Burimi: Bored Panda