Njëri nga më të zëshmit në Kuvend – kryetari i 89-shit ka këto fjalë për Presidentin Ademi

Njëri nga më të zëshmit në Kuvend – kryetari i 89-shit ka këto fjalë për Presidentin Ademi

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte paraparë që të kishte karakter zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate.

Kryetari i FFK-së Agim Admei, në fjalën e tij sqaroi se mandati i tij ëhstë deri në vitin 2022, meqë në këtë post është zgjedhur në vitin 2018.

Sidoqoftë, Ademi kërkoi votëbesim nga Kuvendi, me qëllim që të nifitojë mandatin e tij me atë të të Komitetit Ekzekutiv.

Ademi madje e vendosi në votim këtë kërkesë të tij, mirëpo, kjo kërkesë hasi në reagime të ashpra të disa anëtarëve të Kuvendit dhe disa nga kryetarët e klubeve edhe e braktisën kuvendin tërësisht.

Në lidhje me këtë fjalën e ka marr Kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka, i cili tha:

“Po ju them Kryetar, Agim Ademi, se ne nuk jemi kundër jush. Ne vetëm kërkojmë barazi tek të gjithë, jo dikush të marr rrogë më të madhe që është e barabartë me atë që unë e kam në klubin tim. Dua të shkojë mirë ky kuvend, nuk më pengon kush është kryetar, vetëm kemi pakënaqësi, nëse e bëni punën si duhet do jesh gjatë këtu”, tha kryetari i 89-shit.