Njeriu i parë që do të largohet nga Barcelona është Eric Abidal

Njeriu i parë që do të largohet nga Barcelona është Eric Abidal

Barcelona është e vendosur të shkarkojë drejtorin sportiv Eric Abidal, duke filluar një planifikim të ri të menaxhimit sportiv të klubit, njofton Insajderi.

Detajet i ka zbuluar e përditshmja Sport, që pretendon se pozicioni i francezit në klub është më së keq, pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Munich.

Pas tij nga puna pritet të pushohet edhe Quique Setien dhe kjo mund të ndodh pas takimit të hënën, ku klubi ka një mbledhje të jashtëzakonshëm të bordit pas humbjes në Ligën e Kampionëve.

Pozicioni i ish-mbrojtësit ishte vështirësuar kur kishte kritikuar yllin e ekipit, Lionel Messin, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes.

Abidal ka qenë në klub që nga viti 2018 si drejtues, ndërsa vendimi më i madh i tij ishte shkarkimi i Ernesto Valverdes.

Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong janë dy blerjet e tij më të madha./Insajderi.com