Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka dorëzuar dorëheqjen e tij pasi ka udhëhequr qeverinë e Emmanuel Macron për tri vjet.
Por, Macron shumë shpejt ka emëruar një tjetër kryeministër, bëhet fjalë për Jean Castex, një politikan i qendrës së djathtë, i cili tash do të udhëheqë me ministrat, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Edhe pse Philippe konsiderohej më popullor se edhe vetë presidenti, partia në pushtet pati rezultate tejet të dobëta në zgjedhjet lokale vikendin që shkoi.
Macron premtoi “një shteg të ri”, në një intervistë të realizuar sot.
Një ndryshim në qeveri është pritur prej kohësh në Francë.
Nga pallati Elysee u lëshua një deklaratë ku u tha se Edouard Philippe, e ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij dhe presidenti ia ka pranuar”.
Kryeministri i ri i emëruar, është pak i njohur në Francë, por është një person që prej kohësh punon në administratë, dhe gjithashtu ka luajtur rol kyç në planin e qeverisë ndaj COVID-19./Insajderi.com