Njeriu që “u rikthye nga ferri”

Njeriu që “u rikthye nga ferri”

Niki Lauda, që ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, ishte tre herë kampion i botës në Formula 1, presidenti jo-ekzekutiv i skuadrës kampione të botës, Mercedes dhe një prej emrave më të mëdhenj në historinë e sportit.

Ai ishte po ashtu një pilot dhe biznesmen i suksesshëm, që ngriti dy linja ajrore dhe vazhdoi të ishte me raste kapiten i avionëve të tyre deri në fund të viteve ’60.

Por ai do të mbahet mend për trimërinë e e treguar me rikuperimin nga një aksident i tmerrshëm në Çmimin e Madh të Gjermanisë në vitin 1976 në Nurburgring-un e frikshëm.

Lauda, që kryesonte kampionatin botëror, pasi kishte fituar një vit më parë titullin e parë – pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë, të cilat e lanë me shenja për gjithë jetën.

Ai po ashtu kishte thithur gaz toksik duke dëmtuar mushkëritë dhe në spital i kishin thënë ritet e fundit.

Lexoni më shumë në Insporti